“Biznes dramatik!”. Ky është përshkrimi që i japin stomatologët italianë tregut dentar në vendin tonë, teksa shumë qytetarë italianë zgjedhin që të kryejnë shërbimet në klinikat shqiptare. “Ka shumë hije për kurimin e dhëmbëve në Shqipëri”, shprehet stomatologu italian për Mediaset.it. Gazetarja niset për në Tiranë, ndërsa pohon se avioni është mbushur me italianë që zgjedhin që të kryejnë shërbimet dentare në Shqipëri.

“Ka edhe nga ata që po kthehen për në Shqipëri, pasi diçka nuk iu ka shkuar mirë me dhembet”, thuhet në komentin e gazetares. “Jam brenda garancisë, dhe nuk do të paguaj asgjë” shprehet një qytetar italian që ndodhet në avion, ndërsa gazetarja komenton se; “Disa prej atyre që nuk gjejnë dot zgjidhjen dhe kthehen dhe më pas i rregullojnë në Itali”. Giuseppe Giorgio, presidenti i sindikatës së dentistëve në Itali, pohoi se në 5 muajt e fundit janë 20 pacientë që janë kthyer nga Shqipëria me probleme serioze me dhembët. “Ky po bëhet një problem social”, thotë Pietro Felicce, kirurg dentar. Ndër të tjera gazetarja komenton se ka një ‘boom’ të madh të rasteve që trajtohen në Shqipëri, por që nga ana tjetër thekson se; ‘ka raste që i fshehin rreziqet’.

“Edhe në aeroportin e Rinasit është një reklamë e madhe në gjuhën italiane për shërbimet dentare. Vinë i marrin direkt në aeroport. Më parë i çojnë në hotel dhe më pas i shoqërojnë drejt klinikave. Një grua po i ankohet policisë se nuk ka ardhur dikush ta marrë. Në fillim duhet të kesh paguar faturën në klinikë, para se të bësh ndërhyrjen, në të kundërt nuk të prek kush me dorë!”, pohon gazetarja në investigimin e saj. Rreth 70% është rritur numri i qytetarëve italianë, krahasuar me vitin e kaluar, që zgjedhin Tiranën për të kryer shërbime dentare. Ndërkohë, gazetarja flet edhe me ambasadën italiane në Tiranë, e cila sugjeron që qytetarët italianë të kenë kujdes klinikat ku zgjedhin të kryejnë shërbime. “Kur dëgjoj emrin ‘Shqipëri’ dridhem”, thotë për mediaset.it një klient anonim. Natyrshëm lind pyetja, ky është një publicitet për stomatologët në Itali dhe antireklamën për atë shqiptarë?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb