Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo kritikoi vendimin e sotëm të Hagës, i cili artikuloi dënimin me 81 vite burg në total për 4 ish-liderët e UÇK-së.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë’, Milo u shpreh se roli i UÇK-së nuk mund të krahasohet me krimet monstruoze të kryera gjatë luftërave në Ballkan nga pala serbe.

Ai rikujtoi se si vetëm disa ditë më parë Serbia varrosi me nderime shtetërore Ratko Mlladiç, i cili ishte përgjegjës për mijëra vdekje dhe krime të tjera.

Milo theksoi se Mlladiç, Radovan Karaxhiç, apo “içët” e tjerë të Serbisë nuk mund të krahasohen me krerët e UÇK-së, që luftuan për pavarësinë e vendit të tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb