Nuk mbarojnë befasitë pas përfundimit të votimit për kreun e ri të FIFA-s, që sërish u fitua nga Sep Blater. Mediat britanike zbulojnë një fakt të pabesueshëm, që nëse është i vërtetë, fut në kaos UEFA-n: konfederata evropiane ka qenë e përçarë në votime dhe deri në 18 shtete kanë dalë kun-dër “urdhrit” të Mi-shel Platinisë, duke votuar pro Blaterit.

Nëse nga Rusia vota pro Blatter ishte e pritshme, e kundërta vlen për Francën e Spanjën, që kanë tradhtuar Platininë dhe luftën e tij kundër “diktatorit” Sep. Ndërkaq, Spanja e Franca kanë parë interesin personal, sepse përfitojnë jashtëzakonisht nga investimet e Katarit, që ka fituar të drejtën e organizimit të Botërorit 2022. Ndërkaq, burime në FIFA shprehen se edhe vende si Turqia, Finlanda e Qiproja kanë votuar për Blaterin.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: