Gazetari i mirënjohur Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” foli për festën e Krishtlindjeve.

Samarxhiu tha se Krishti vjen sonte për të mëshiruar e ndriçuar çdo shpirt njerëzor. Ai shtoi se Krishti dëshiron që në çdo njeri të ndriçojë e mira dhe të mos ketë më errësirë.

Krishtlindja është një ditë e shënuar për të gjithë njerëzimin. Siç e dimë, sot Krishti lind në një kasolle të ftohtë, të varfër për t’i shërbyer njerëzimit. Beklehemi sonte është kështjella e dritës për mbarë njerëzimin, kudo jeton. Krishti sot vjen për të mbizotëruar dashuria njerëzore. Krishti vjen sot për të mëshiruar njerëzit, që të heqin smirën. Gjenia njerëzore sonte duhet të ndriçohet.  Dritëza e Krishtit do të jetë një dritë udhëheqëse. Kriashti kërkon të çrrënjosë egërsinë dhe të vendosë të parën dashurinë mes njerëzve. Krishti kërkon që të ndriçojë çdo shpirt njerëzor”, tha Samarxhiu.

Ferdinand Samarxhi ka përmendur edhe historikun e Santa Klausit apo njohur ndryshe me emrin “Babagjyshi”.

“Te të gjithë njerëzit duhet të lindë një Krisht i vogëel, duhet të ndërtohet një kishëz. Besimtarët e krishterë katolikë kremtojnë sonte. Do të dëgjohet sonte një kor njerëzor. Krishtin e dërgoi vetë Perëndia që të jetë si njerëzit. Ndërsa, besimtarët ortodoksë kremtojnë nesër në mëngjes. Kasollja e Betlehemit kërkon të ndriçohet nga mirësia njerëzore. Santa Klausi njihej si një personazh, që njihte dhurata nga qielli. Ai ka jetuar në shekullin e katërt. Episkopi Santa Klaus dhe pasuesin e tij do të marrë udhëtimin e tij nëpër botë. Dhurata është dashuri që jepet në këtë rast. Santa Klausi pa një familje, që nuk kishte para që të martonte dy vajzat. Personazhi i njohur dërgoi dhuratat përmes oxhakut. Sot njihet si Babagjyshi”, deklaroi ai.

Samarxhi ka sqaruar edhe përse pema është simboli i festës dhe vendoset në çdo shtëpi.

“Pema në thjeshtësinë e saj e ka historinë në kopshtin e Edenit. Zoti kur krijoi Adamin dhe Evën, ai iu tha të mos shkojnë tek pema që ka mollë të helmuara. Me këtë, Krishti jep mesazhin që shpirtrat tanë nuk duhet të pushtohen nga djajtë. Pema në vetvete është shpresë e përballimit të vështirësive të jetës dhe vazhdimin e jetës. Festa e Krishtlindjeve është festuar shumë para se të lindte Krishti. Festohej në mesin e dimrit. Në atë kohë besohej në një Perëndi, tek Mithra”, u shpreh Samarxhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb