Pas figurës kinematografike të Jacqueline Kennedy e interpretuar nga Natalie Portman në ‘Jackie’, regjisori kilian Pablo Larrain është fokusuar tek një tjetër ikonë femërore, Lady Diana. Do të jetë aktorja Kristen Stewart që do të interpretojë rolin e princeshës shumë të dashur për të gjithë, në filmin ‘Spencer’, e shkruar nga Steven Knight, që do të xhirohet 2021. Filmi do të tregojë një fundjave kritike në fillim të viteve 90-të, kur Diana vendosi që martesa e saj me princin Charles nuk funksiononte më.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Filmi do të tregojë princeshën Diana gjatë tre ditëve të pushimeve të fundit të Krishtlindjeve të kaluara në Sandringham në Norfolk, Angli.
‘Tre ditët në prag të Krishtlindjeve, në të cilat do të kuptojmë se çfarë do të bëjë Diana me jetën e saj’, ka shpjeguar Larrain në Deadline, duke shtuar”: Filmi do të përqendrohet në fakt në dëshirën për të gjetur vetveten dhe për të kuptuar që gjëja më e rëndësishme për të ishte të ndjehej mirë me veten, vetëm.
Ja përse filmi titullohet ‘Spencer që është mbiemri i saj i vajzërisë, përpara se të takohej me Charles’.

Regjisori ka thurur elozhe për cilësitë artistike të Kristen Stewart, që pas suksesit botëror me sagën e ‘Twilight’ është shumë e dashur edhe për kinemanë e autorit: ’Kristen është një nga artistet e mëdha në qarkullim në ditët e sotme. Ajo mund të bëjë shumë gjëra dhe mund të jetë shumë misterioze, shumë e brishtë dhe në përfundim shumë e fortë, që është ajo për të cilën kemi nevojë. Kombinimi i këtyre elementeve më bëri të mendoj për të’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb