SHBA-Më në fund një shqiptar do të luajë në ligën superiore të futbollit amerikan, NFL.
Kristjan Sokoli, i lindur në Shqipëri është përzgjedhur nga Seattle Seahawks ku do të luajë sezonin e ardhshëm, raporton KTV.

Edhe pse deri më tani ka luajtur si mbrojtës me kolegjin e tij Seattle e ka listuar si Guard.
Sokoli është shprehur i entuziazmuar me zgjedhjen duke thënë se dëshiron t’i nderojë shqiptarët.

“Jam shumë mirënjohës. Për mua, kjo është shumë e rëndësishme dhe dëshiroj të krenoj familjen time dhe gjithë shqiptarët. Ka shumë shqiptarë që punojnë shumë, por nuk kanë arritur aq sa duan, për shkak të mundësive të vogla. Për mua të vij në Amerikë dhe të bekohem me këtë mundësi, më jep vullnet të punoj shumë për ta bërë krenare familjen time dhe gjithë popullin shqiptar”, ka thënë Sokoli.

Kristjan Sokoli ka emigruar në SHBA në moshën 9 vjeçare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: