Doktor Kristo Papa, ka nisur takimet e veta në Angli me komunitetin shqiptar atje. Ai ka premtuar të bëhet zëri i shqiptarëve të diasporës teksa kandidon për t’u zgjedhur deputet nga partia socialiste.

Kristo Papa është një emër që po fiton gjithnjë e më shumë njohje në mesin e shqiptarëve të diasporës. Ai ka nisur një fushatë aktive për të përfaqësuar në parlamentin shqiptar interesat e shqiptarëve jashtë vendit, sidomos në Angli, ku komuniteti shqiptar po rritet dita-ditës.

Këto ditë, Dr. Papa është ndalur në disa qytete të rëndësishme, mes të cilëve Manchesteri, ku organizoi një event të veçantë me diasporën shqiptare. Ai premtoi ngritjen e shtëpisë së shqiptarit në Angli, ku shqiptarët të kenë mundësi të ndihmojnë njëri tjetrin dhe të mësojnë gjuhen shqipe.

Kjo fushatë, për Kristo Papën, nuk është vetëm një garë politike. Ai e sheh këtë si një mundësi për të krijuar një urë mes shqiptarëve në diasporë dhe vendit të origjinës dhe dëshiron të inkurajojë bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare dhe diasporës, duke e bërë zërin e shqiptarëve jashtë vendit më të fuqishëm dhe më të dëgjueshëm

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb