Humbja e dytë radhazi, e shtata sezonale për skuadrën e Los Angeles Lakers në Konferencën e Perëndimit në NBA, që nuk arrin të dalë nga kriza. Kalifornianët u mundën në ndeshjen e fundit 114-110 në fushën e tyre nga Cleveland.

LeBron James realizoi 27 pikë, por që nuk mjaftuan, ndërsa për miqtë u dalluan Mitchell me 33 pikë e Donovan me 24. Lakers ndodhet në vend të parafundit, vetëm Houston Rockets kanë bërë më keq. Me këtë ritëm LeBron james me shokë rrezikojnë seriozisht play-off-in.

Humbet edhe ekipi tjetër i Los Angeles, ai i Clippers, që u mund 110-102 nga Utah Jazz. Clarkosn me 23 pikë e Sexton me 22 bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Paul George. Jazz kryesojnë bindshëm në Perëndim, me 7 fitore dhe vetëm dy humbje.

Ndërsa në Lindje, fitoi pa probleme Toronto Raptors, që në fushën e tij mundi 113-104 Chicago Bulls, një përballje mes dy ekipesh pretendente. VanVleet me 30 pikë e 11 asist ishte më i miri për kanadezët. Raptors dhe Bulls ndërrojnë vendet në renditje, përkatësisht të katërtit dhe të pestët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb