125 milionë stërlinat e ofruar nga Football Association si formë ndihme për 20 klubet e Premier League duket se nuk e kanë amortizuar aspak situatën e rëndë financiare të shkaktuar nga emergjenca e pandemisë së koronavirusit.

Sipas “The Sun” skuadrat e mëdha të kampionatit ishullor, kanë shkuar nëpër banka për të kërkuar hua të majme. Konkretisht, Totenhemi ka trokitur te “Bank of England” ku ka kërkuar një borxh prej 170 milionë stërlinash, ndërsa Mançester Junajtid i është drejtuar “Bank of America” për 140 milionë stërlina hua. Edhe klubet e tjera të mëdha po vlerësojnë të kërkojnë hua afatgjata raporton “The Sun”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb