Ashtu siç ishte parashikuar edhe nga KESH dhe OST, ditën e sotme në Vlorë ka mbërritur një nga dy anijet e marra me qira për të prodhuar energji.

Këto anije do të stacionohen në port për të prodhuar energjinë, që do të plotësojë nevojat e krijuara nga kriza energjetike në vend dhe rritja e çmimit për kWh në bursën ndërkombëtare.

Në prill të këtij viti Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi  se Shqipëria do të merrte me qira dy anije që prodhojnë energji elektrike, ndërsa kontrata do të jetë 2-vjeçare.

Sipas qeverisë ato pritet të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji. Anija speciale për transportin e tyre do të qëndrojnë në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA) ku do të shkarkojë anijen gjenerator.

Por, mbërritja e këtyre anijeve nuk është pritur pozitivisht në Vlorë, aty ku dhjetëra qytetarë kanë dalë të protestojnë kundër stacionimit të tyre.

Në pankartat që ata mbajnë në duar pankarta, ku shkruhet “Nuk e japim Vlorën”, duke lënë të kuptohet se janë të shqetësuar nga ndotja e lartë që mund të shkaktojnë këto anije.

Capture109
Capture109

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit shprehu shqetësimin për anijet që vijnë nga Bangladeshi, duke thënë se “do të helmojnë Vlorën”, pasi vihen në punë me mazut dhe jo me gaz siç deklaron qeveria.

Berisha e vendosi theksin edhe te çmimi i shtrenjtë prej 360 euro për një MWh që do të ketë energjia e prodhuar prej tyre.

“Tani po sillni gjigandët e ndotjes, gjeneratorët nga Bangladeshi pa tender. I mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz, ato punojnë me mazut dhe prodhojnë qindra tonelata squfur. Helmojnë Vlorën sikur të qarkulloni 100 makina për çdo 100 kilometër në ditë. Energjia e tyre kushton 360 euro megavati. Ju doni të vidhni, vidhni dhe vetëm vidhni shqiptarët”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb