Në prag të ndeshjes kundër Juventus në Serie A, Inter “luan” sot një sfidë akoma më të rëndësishme për të ardhmen. Drejtuesit më të lartë të klubit do të mblidhen për të diskutuar situatën e vështirë financiare që ka ngrirë çdo investim të menjëhershëm, por edhe që po çon zikaltërit drejt ndryshimit të pronësisë.

080127889 1c1e766a D0a5 4b14 B9a6 166fb50dcc7b
080127889 1c1e766a D0a5 4b14 B9a6 166fb50dcc7b

I pranishëm me video-konferencë do të jetë i lidhur nga Kina presidenti Stefen Zhang. Kompania “Suning” në pronësi të familjes së tij e ka të vështirë të transferojë kapitale jashtë Kinës si pasojë e shtrëngimeve të qeverisë në vend, çka bën që Inter të vuajë mungesën e financave. Shitja e aksioneve të mazhorancës u konfirmua edhe nga administratori i deleguar Beppe Marotta. “BC Partners” është i interesuar për të marrë pronësinë e Interit dhe tratativat janë në fazë të avancuar, aq sa fondi financiar me seli në Londër ka nisur një audit mbi llogaritë e klubit zikaltër.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: