TIRANË

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’  në News 24 tha se në kushtet kur vendi ndodhet në një krize politike nga njëra anë dhe pa Gjykatë Kushtetuese nga ana tjetër,  situata e krijuar mund të kapërcehet edhe me revolucion.

Ai tha në mënyrë figurative se kur shterrojnë argumentet dhe mungon fjala si koncept gjykimi dhe marrëveshje, atëherë rolin e kësaj e merr ‘palla’.

“Frika është se kur je deputet dhe ke një arenë lufte atje, nesër ke mundësi më shumë që përmes diskreditimit që bën nesër mund të shkosh në zgjedhje dhe ia merr pushtetin. Jemi në kushtet kur vendi  nuk ka Gjykatë Kushtetuese, tani ka mbetur vetëm revolucioni. Kur mbaron fjala gjykon palla”, tha mes tjerash Lubonja.

(n.m/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: