Në emisionin me “Zemër të Hapur” me autoren Evis Ahmeti është trajtuar historia tronditëse e ndodhur disa ditë më parë ku një 55-vjeçar është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij. Pas transmetimit të dëshmise së babait të 5-vjeçares ka reaguar ekskluzivisht në studio gjyshja e të miturës e cila rrefen detaje nga jeta e të bijës në familjen Gjata, duke hedhur akuza të rënda ndaj krushkut.
Ajo ka deklaruar se e bija është martuar në një moshë të re me ish-bashkëshortin dhe tradhtia e këtij të fundit dhe debatet mes tyre ishin arsyet e përfundimit të marrëdhënies kohë më vonë.
“Geljani më kishte premtuar se do martohej me Anën në moshën 14-vjeçare por ajo nuk do bëhej nënë para moshës 18-vjeçare. Vajza më kishte thënë se ish-bashkëshorti kishte një lidhje tjetër dhe e tradhëtonte. Ana u largua nga shtëpia pasi kishin shumë debate”, tha ajo.
Gjatë rrëfimit gjysha e 5-vjecares theksoi se ishte detyruar që mbesën ta dërgonte tek shtëpia e babait të saj pasi ishte sëmurë dhe nuk kishte mundësi që të kujdesej.
Më tej, ajo shtoi se Ana posedonte video dhe foto në të cilat tregojnë se mbesa e saj ndodhet në një gjendje shumë të keqe. Sipas saj, krushku e ka ngacmuar seksualisht duke kryer disa veprime jo të përshtatshme.
“Në fillim vajza ka ndenjtur me mua, por pasi isha sëmurë u detyrova dhe e dergova tek babai i saj. Ajo kishte shkuar një ditë tek shtëpia e tezes dhe kishte marrë vajzën. Ana e ka regjistruar rrëfimin e vajzës dhe aktualishte ekzistojnë edhe foto. Unë e kam parë vajzën shumë keq. Krushku më ka ngacmuar edhe mua, duke vendosur dorën tek kofsha”, përfundoi gjyshja e 5-vjeçares.
Emisioni i një dite më parë
(BalkanWeb)