Sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth ka deklaruar se ndërsa Iranit i pëlqen “publikisht” të pretendojë se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, “nuk mund të kontrollojnë asgjë”.
Ai shtoni se “kërcënimi për të qëlluar” anijet tregtare “nuk është kontroll, por është pirateri”.
Hegseth gjithashtu pretendoi se SHBA-të po i bëjnë të gjitha këto me “më pak se 10% të fuqisë detare të Amerikës”. Ai thotë:
“Marina e Shteteve të Bashkuara kontrollon trafikun që hyn dhe del nga ngushtica sepse kemi asete dhe aftësi të vërteta, dhe po e bëjmë këtë bllokadë, duke e kryer atë me më pak se 10% të fuqisë detare të Amerikës. Matematika është e qartë. Ne po përdorim 10% të marinës më të fuqishme në botë, dhe ju keni 0% të Marinës suaj. Ky është kontroll i vërtetë”, theksoi ai.
