Në një tryezë të rrumbullakët të mërkurën, kryebashkiaku i Mariupolit Vadim Boychenko bëri thirrje për sanksione më të forta kundër Rusisë dhe tha se krimet e luftës të Rusisë të regjistrohen nga institucionet ndërkombëtare.

Ai tha se më shumë se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga Rusia dhe se të paktën 40% e saj “nuk është më e rikuperueshme”.

Këshilli i qytetit të Mariupolit ndau një transkript të fjalëve të Boychenkos në tryezën e rrumbullakët, në të cilën kryetari tha se këshilli i qytetit ka ngritur një komision për të “regjistruar rastet e shkatërrimit të pronës komunale dhe private” dhe se këshilli deri më tani ka regjistruar 300 raste të tilla.

Boychenko tha: “Vetëm sipas vlerësimeve paraprake, 5000 njerëz vdiqën në Mariupol gjatë muajit të bllokadës, nga të cilët rreth 210 ishin fëmijë”.

Ai shtoi se, “Forcat terroriste ruse hodhën disa bomba të rënda në një spital për fëmijë dhe shkatërruan një nga ndërtesat e spitalit nr.1 të qytetit. Pothuajse 50 njerëz u dogjën të gjallë.”

“Teatri i Dramës u bombardua, ku më shumë se 900 persona fshiheshin nga granatimet në atë kohë. Këto janë vetëm disa shembuj të shkatërrimit të qëllimshëm të popullsisë civile të Mariupolit, ” shtoi Boychenko

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb