Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me ministren për Europën të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila është një mbështetëse e integrimit evropian të Shqipërisë.

Nisur dhe nga konflikti ruso-ukrainas, përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thekson se konfliktet aktuale na kujtojnë vlerën që ka fqinjësia e mirë.

“Aty ku janë miqtë, aty është dhe Austria!

I lumtur të takoja Ministren e Austrisë për Europën, miken time

Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Konfliktet aktuale na kujtojnë që fqinjësia ka vlerë, sa më të mirë të jenë fqinjët – aq më të mirë jeni edhe ju! Faleminderit”, shkruan Veliaj.

B2d10894 Ca85 49c7 98db 5a95d0faa7c0 (1)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: