I ftuar në FitStation me moderatoren Çenkuela Hasa kryetari Erion Veliaj zbuloi organizimet e mbrëmjes së Vitit të Ri e ndërkohë ai zbuloi se cili projekt është një sfidë për të , të cilin do ta realizoj brenda këtij mandati, duke zbuluar se kur parashikohet përfundimi i Unazës.

“ Ka disa projekte por këtë fund viti ne sapo nënshkruam një kontratë, pjesa më e madhe kredi e butë dhe pjesa tjetër grant, granti më i madh në historinë e qytetit nga BE për të modernizuar totalisht transportin publik. Vendimarrja jonë është të veprojmë si me plehrat, ne do e ofrojmë vetë shërbimin, ndoshta jo 100% si fillim por në linjat kryesore të qytetit për të treguar që publiku mund të administroj po aq mirë sa privati mos të them më mirë ashtu si vepruam me parkimet. Kjo kredi na mundëson të shkojmë në tre linja ekspres të autobuzëve duke filluar me Unazën, Kombinat- Kinostudio dhe Tirana e re që për herë parë Di kemi dhe menaxhimin e transportit publik. Do kemi modernizim të stacioneve, biletë elektronike dhe minutazhin kur ikin e vinë. Ky është një projekt që dua ta përfundoj brenda këtij mandati.
Por 2024 është një vit sfidash pasi duhet të përfundojnë disa projekte. Ne duhet ta përfundojmë patjetër Unazën, disa lote ka qenë më e thjeshtë por në disa të tjera jo. Unë besoj se brenda vitit tjetër me këtë ritëm Unaza do të përfundoj, do ketë përfunduar pjesa më e madhe e punës dhe ndoshta do ngelen rrugët dytësore,lidhjet nëpër lagje”- tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb