Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen tha se mbështet djalin e tij të madh që ta zëvendësojë në postin e kryeministrit.

Siç raporton gazeta “Malay Mail”, kryeministri Sen në fjalimin e tij në një ceremoni tha se “Hun Manet është një nga kandidatët për kryeministër dhe ai merr mbështetje nga babai i tij”.

Ai tha se djali i tij 44-vjeç, i cili është zëvendës komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Mbretërore të Kamboxhias dhe komandant i këmbësorisë do të vijë në qeveri me zgjedhje dhe se kjo mund të ndodh 10 vjet më vonë.

Kamboxhia pritet të shkojë në zgjedhje në vitin 2023.

Presioni mbi opozitën në vend u rrit gradualisht pasi Partia Popullore e Kamboxhias (CPP), e udhëhequr nga kryeministri Hun Sen, i cili ka qeverisur Kamboxhian për më shumë se 30 vjet, fitoi me një dallim të ngushtë zgjedhjet e vitit 2013.

Udhëheqësi i CNRP, Sam Rainsy, i cili ishte në opozitën kryesore në atë kohë, u largua nga vendi në vitin 2016 për shkak të një dënimi me burg për shpifje dhe u vendos në Paris.

Partia u shpërbë në nëntor 2017 ndërsa 118 anëtarët e saj u ndaluan të merren me politikë.

CPP e cila është në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme më 29 korrik të vitit të kaluar ku opozita nuk mori pjesë fitoi të gjitha ulëset në parlament.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb