IRLANDË

Leo Varadkar ka bërë një gjest të madh duke lënë kostumin e kryeministrit të Iralandëz për të luftuar koronavirusin si mjek.
41- vjeçari do të kryejë një sesion në javë për shërbimin shëndetësor dhe tashmë është i regjistruar në Këshillin Mjekësor të Irlandës.

Po ashtu shumë nga familjarët dhe miqtë e tij janë mjekë dhe janë përfshirë në luftën kundër koronavirusit dhe Varadkar u ofrua vetë për ta kryer këtë detyrë.

Leo Varadkar u diplomua për mjekësi në Trinity College Dublin dhe la profesionin në 2013, para se të bëhej politikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb