IZRAEL– Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu nuk do të jetë nesër i pranishëm në marshimin republikan në Paris, i organizuar për nder të viktimave të atentateve terroriste të ditëve të fundit, për motive sigurie, njoftoi zyra e tij e shtypit, që shtoi se pjesëmarrja e shefit të kabinetit izraelit në manifestim, ku do të marrin pjesë edhe shumë shefa shtetesh si Matteo Renzi dhe Angela Merkel, fillimisht ishte marrë në konsideratë, por më pas ishte përjashtuar.
”Në vend të tij do të jetë ministri i Jashtëm, Avigdor Lieberman, i cili do të përfaqësojë Izraelin”, tha zyra e shtypit e kryeministrit Netanyahu.
”Mungesa e Netanyahut bëhet për shkak të vështirësisë për të siguruar kryeministrin në një ngjarje që përfshin edhe ecje më këmbë në rrugë”, theksoi ajo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb