Kryeministri Edi Rama ka mbledhur disa fëmijë në Kamëz të cilët kishin mbaruar mësimin duke bërë disa batuta.

Ai i kërkoi fëmijëve që të thërrisnin bashkë ‘Rama ik’, teksa fëmijët e kanë falënderuar për rindërtimin e shkollës ‘’Halit Çoka’’.

Rama nuk ka kursyer batutat duke i pyetur fëmijët se ku i kishin shoqet dhe nëse kishin mësim tani apo jo.

Kryeministri i la porosi fëmijëve të mirëmbajnë shkollën, ndërsa me ironi u tha që zhgarravina të bëjnë vetëm ‘Rama ik’.

BISEDA E RAMËS ME FËMIJËT

EDI RAMA: E keni dëgjuar atë Rama ik, bëjeni njëçik hajde, Rama ik, Rama ik. Hajde ta bëjmë bashkë, Rama ik.

FËMIJËT: Luli ik

EDI RAMA: Jo, jo, jo, jo. Ku je mo king

FËMIJËT: Falemidnerti për shkollën.

EDI RAMA: Faleminderit për shkollën? Ooooo, jo mo ça faleminderit. Është nderi im që ju të shkoni në shkolla si njësoj në gjithë Europën, këtu në Kamëz. Është nderi im

FËMIJËT: Shumë faleminderit

EDI RAMA: Ja përkthimi. I njef këta. Jepi një Iphone. Jepi një Iphone, dhe shihe sa mbrapa. Shihe Iphone 6. Po më përkthen këta ti mu. E di si janë këta. Po shoqet ku i keni? E morët për keq. Në shtëpi i keni? Po mësim nuk keni?

FËMIJËT: Paradite

EDI RAMA: A mbaruat. Jeni tek shkolla e re? Jeni tek kjo tek Halit Çoka, shkolla. E patë sa e bukur, e madhe, fantastike. Jo me zhgarravina, vetëm Rama ik, Rama ik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb