Akademiku Artan Fuga në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk.

Ai tha se kjo është një përpjekje që vendimi të paraqitet si një rregullimin normativ të arsimit në këto shkolla, ndërkohë që shtoi se kjo është një “dorëzim” i kryeministrit ndaj presionit të Erdogan, e cila nëse nuk do të bëhej ën këtë mënyrë, do të kishte pasoja elektorale.

“Supozojmë se shkollat kanë bërë një veprim të gabuar, kanë ndryshuar lokacionin, ndërtesën. Edhe nëse kjo ka ndodhur ka mundësira për të mos shkuar direkt në mbyllje. Ligji parashikon paralajmërim, debat, gjykata, komisione, bisedime me prindërit ekspertiza, nuk mund të shkohet menjëherë në ndalim në një kohë që shkolla ka nisur. Nuk është ky vendimi radikal që mund të merret, aq më shumë që është një shkollë me rezultate të mira dhe reputacion të mirë. nuk mendoj që është ky shkaku. Nëse është ky shkak kemi një sjellje të gabuar administrative jo konform politikës menaxheriale dhe përpjekjes për të përmirësuar.

Ajo që është më e mundshme sipas meje, është që kryeministri pati një presion nga Erdogan për ti mbyllur, nuk mund ti mbyllë me një kërkesë të tillë pa arsyetim se do të kishte kosto elektorale dhe është gjetur një pretekst që të thuhet se çështja ka lidhje me rregullimin normativ të arsimit në këto shkolla. Mendoj se është përpjekje për të shkelur syrin e për të tundur kokën në mënyrë pohuese ndërhyrjes së shtetit turk .

Është gjetur një preteks për të plotësuar një kërkesë politike kur politika e jashtme shqiptare është shumë e drejtuar kah Turqisë”, tha ai.

Gazetarja Ina Qirjo: Si ndikon kjo tek nxënësit?

Artan Fuga: Nuk është aq kollaj të thuash shkollës jepni dokumentet që nxënësit të regjistrohen në shkolla të tjera. Janë 1001 gjëra që nuk mund të justifikohen dhe mendoj se nxënësit kanë të drejtën e tyre për të qenë të trishtuar e të pakënaqur. gjëja më normale do të ishte që nëse ka individë të dyshuar për aktivitete të asaj natyre që supozon apo ka informacione shteti turk, atëherë çështja duhet të ishte kthyer në individuale, nuk kanë përse të vuajnë nxënësit.

Gazetarja: Do të prodhojnë diçka protestat e paralajmëruar?

Fuga: Parimisht nga sa di atë që ka ndodhur me gjimnazet tezat e maturës dhe padrejtësitë e bëra, shpirti i protestës e rezistencës ka qenë i dobët. Grupe nxënësish kanë parë interesat e tyre, prindërit nuk kanë qenë pas fëmijëve. Edhe nxënësi edhe studenti nuk mund të ndërpresin studimet dhe të dalin në rrugë sepse koha nuk pret. Gjithçka mund të ndodhë. Shkolla bën mirë që ka hedhur në gjyq por që është vendim i padrejtë.

Gazetarja: ’mund të na thoni për financimin rus dhe mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të PD?

Fuga: Unë shoh që Berisha dhe PD që ai drejton ka një jetë institucionale ndërsa deputetët e tjerë që presin një vendim nga gjykata nuk e kanë. Mendoj që duket një hap para që PD kur del ky problem minimumi ishte të bënte këtë, pra të shohi çka hyrë e dal nga llogaritë e veta e sa të pastra janë to. Është një rast që PD dhe Berisha që e drejton, të lajnë hesapet me Bashën sepse nëse ata nuk gjejnë asgjë, Basha del i larë dhe është një çështje e mbyllur. Por nëse dalin fakte, Basha ndodhet para disa çështjeve, të thyerjes së ligjit elektoral, rregullave financiare të partisë, lobingjeve nga një shtet jo shumë miqësor më Shqipërinë. Nëse del, PD korr një fitore brenda partisë.

Gazetarja: Vendimi e mbledhja është e vonuar?

Fuga: Jo sepse Berisha po luan pamjen edhe në substancë një politikë [partiake të re, nuk po nxitohet, e tret më ngadalë veprimin politik që të thotë nuk është më mënyra autoritare e drejtimit të partisë por ka Këshilla Kombëtarë.

Vonesa mendoj se ka të bëjë me një lloj paraqitje tjetër në publik. Berisha përpiqet të tregojë se është bërë një presion mbi Bashën: Po të falim një gabim por ti do të jesh më i mirëkuptuar me qeverinë e nuk do të bësh opozitë. Gjuan në disa drejtime dhe është normale në politikë, të gjitha betejat të mbështetura në fakte e rregulla janë të pritshme

Gazetarja: Meta ka deklaruar se në zgjedhjet lokale mund të shkohet me kandidatë të përbashkët me PD.

Fuga: Mendoj që është veprimi që opozita mund të bënte, bashkimi i energjive opozitare rreth kandidatëve të përbashkët. Dy elementë duhen parë për pasojat që sjellin, 1 mund të ketë kandidatë disidentë dhe brenda partive mund të ketë pakënaqësi, rritet nuri i kandidatëve që kandidojnë për një post e duhen qetësuar më shumë të pakënaqur.

2- Kur shkon për të kandiduar si front opozita është më lehtë por kur fitohen zgjedhjet, mund të ndodhin freksione e tensione mes grupeve që dikur kanë qenë në opozitë e tani kërkojnë më shumë fuqi. Tani opozita nuk ka rrugë tjetër.

Gazetarja: Çmimi i energjisë elektrike

Fuga: Frenim për ekonominë, problem për cilësinë e ushqimeve dhe tërë linjën frigoriferike të ushqimeve sepse mund të ketë ndërprerje e ulje të korrentit, ulje e cilësisë së jetesës sepse do të kursejnë në ngrohje e gatim, në dushet e rrobat që do të lajnë. Pastaj është çështja që në momentin që kalohet caku çmimi rritet në mënyrë shumë të shpejtë. Nuk ka të bëjë vetëm me buxhetin e familjeve, energjia ka të bëjë me cilësinë e ushqimeve, shërbimet shëndetësore, cilësinë e jetes♪7s…

Më kujtohet që 25 vjet më parë ne shihnim që kur ndërpritej energjia të vjetrit e të sëmurët i ngrinin me karrige në katet e larta, kemi ndërtesa 11 – 12 kate, imagjinon sa probleme do të krijoheshin. Kur ndërtohet një qytet merren parasysh edhe këto probleme. Nëse ngrohja bëhet me energji nuk mendon që do të vijë një situatë e tillë ndaj diversifikohen energjitë. Nuk bëhet si tek ne që gjithë Shqipëria edhe në zonat rurale ngrohet me energji.

Gazetarja: Po sa i përket zgjedhjeve në Itali?

Fuga: Në politikë të pafajshëm nuk ka

Diktatorët kur kanë ardhur në pushtet kanë ardhur me idenë që jeni të virgjër e do të ndërtojnë jetën nga e para.
Klasa politike italiane, një parti si demokristiane do themi do na rikthejë në vlerat radikale e të mos pranojë të dr njerëzore të modernitetit? Kemi të majtën do themi po fituan këta do na sjellin diktaturën staliniste. Nuk ecën kështu në politikë, janë frikëra, edhe në BE e Gjermani, janë formuluar para zgjedhjeve këto frikëra që janë normale por që çdo parti e ka një të shkuar që nuk mund ta konsiderosh se do riprodhohet në të njejtën mënyrë. Nuk mund të injorohet e shkuara por koha bën të vetën e nuk mund të themi që siç ka qenë origjina ashtu do të jetë edhe vijimësia. është votuar edhe nga të rinjtë që nuk kanë pasur të bëjnë me të kaluarën fashiste, por shteti Italian është shtet ligjor që mundëson krijimin e një lëvizje që sjellin në pushtet një herë një parti e një herë një tjetër. nuk mund të themi që ajo që ka kaluar nuk përsëritet sepse kemi rastin e Berluskonit. Çështja është shumë e gjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb