Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama bashkangjitur një fotoje me luan dhe kujton se edhe kryebashkiaku Veliaj, sot në paraburgim, bëri të njëjtin publikim simbolik para arrestimit nga SPAK.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Shehaj thotë se kryeministri Rama e ka të kotë luftën e nisur ndaj Prokurorisë Speciale, pasi beteja e tij me drejtësinë është e humbur pa nisur ende.
Shehaj thekson se të mundësh SPAK-un do të thotë të vrasësh të ardhmen e Shqipërisë. Por kjo nuk ka për të ndodhur thotë kreu i Mundësia.
“Ku e kemi parë luanin e Ramës… Edhe Veliaj postoi një luan përpara se të arrestohej.
Rama duhet ta kuptojë se betejën me drejtësinë e ka të humbur. Sepse të mundësh SPAK-un do të thotë të vrasësh të ardhmen e Shqipërisë.
Dhe kjo, nuk do të ndodhë!”, shprehet kreu i Mundësia.
Postimi i Agron Shehajt
Rama ka nxjerrë një luan dhe ka një mesazh.
Nuk kuptohet, ka mesazhin për Braçen, apo për SPAK.
Tani përtej shakave, sepse Rama është i dëshpëruar por jo aq sa të flasë me Braçen përmes mesazheve.
Luani është qartësisht mesazh për SPAK sepse të njëjtën gjë bëri edhe Veliaj para arrestimit.
Nxori një foto në rrjete sociale të një luani.
Rama është më i madh dhe më i rëndësishëm se Veliaj dhe nxjerr një video me një luan më të madh .
Por një gjë është e qartë që duhet të kuptojë Rama.
Luftën me SPAK si Veliaj edhe Rama e kanë të humbur sepse të mundësh SPAK do të thotë të mundësh të ardhmen e Shqipërisë dhe kjo nuk ka për të ndodhur.
