Kryeministri rus, Mikhail Mishustin ka mbërritur në Kinë. Ministria e Jashtme e Moskës ka bërë me dije se Mishustin ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare dhe do të takohet me presidentin Xi Jinping. Gjithashtu theksohet se mes vendeve pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh për infrastrukturën si edhe tregtinë.

Kryeministri rus u prit nga ambasadori i Moskës në Kinë Igor Morgulov dhe kryediplomati i Pekinit në Rusi Zhang, Hanhui.

The Guardian shkruan se Mishustin do të marrë pjesë edhe në një forum biznesi ruso-kinez si edhe do të zhvillojë bisedime me përfaqësues të qarqeve të biznesit rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb