Një qytetar i ardhur nga diaspora i është bashkuar protestës kundër qeverisë, ku gjatë një prononcimi për mikrofonin e News24 ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën e ushtrisë dhe vendimmarrjet e pushtetarëve.

Sipas qytetarit, deklaratat e kryeministrit nuk përkojnë me nevojat reale të vendit, ndërsa theksoi se mbrojtja kombëtare është lënë pas dore:

«Vij nga diaspora në protestë. Kryeministri thotë se bëjmë makina, por nuk na duhen kur nuk kemi ushtri. Jemi shumë dobët me ushtrinë!»

Më tej, ai artikuloi akuza të rënda lidhur me shkakun se ushtria është dobësuar:

«Nëse ky shtet do të kishte gjeneralë, këta në pushtet sot do të ishin arrestuar për tradhti kombëtare, ndaj është shuar edhe ushtria.»

Qytetari nënvizoi se ndërsa populli ndodhet në shesh për të protestuar, zyrtarët më të lartë të shtetit po vijojnë me marrëveshje që dëmtojnë vendin:

«Teksa jemi në shesh, pushtetarët nga Edi Rama e me radhë po firmosin kontrata dhe duke shitur më shumë Shqipërinë.»

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb