SKOCI

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë hezitim për të marrë vaksinën e Oxford/AstraZeneca.

Ajo thotë se kjo vaksinë është shpresëdhënëse për faktin se po i jepet një alternativë më shumë moshave më të reja, dhe ajo do të ketë ndikim të madh në objektivin që deri në korrik çdo skocez të ketë marrë të paktën nga një dozë vaksine.

Sturgeon thotë se nuk e di kë vaksinë do të bëjë, por do të marrë atë që do i ofrohet, edhe nëse ajo është AstraZeneca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb