Lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës dhe mafias kalabreze e njohur me emrin “Ndragheta” janë tashmë fakt. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeprokurori i Anti-mafias italiane, Federico De Raho në një konferencë me struktura e prokurorive italiane.

“Mafia është kthyer tani në një sipërmarrje me pasuri të pakufijshme që ndikon në ekonominë tonë,” tha kryeprokurori në Venecia.

Në fjalën e tij, u përmendën dhe trafikantët shqiptarë, si pjesë e rëndësishme e organizatave më të mëdha kriminale në Itali.

” Ndrangheta, kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me ton nga Amerika jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri”.

De Raho tha se  “Italia gjendet përballë një borgjezie mafioze që merret me shuma parash të pallogaritshme me profesionistë, kontabël e avokatë që shndërrohen në mëndjen e tyre të rafinuar.”

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb