SLLOVENI- Prokurorja e Përgjithshme e Sllovenisë, Marinka Jeraj ka sqaruar se me gjithë lirimin, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni.

Sipas saj, Haradinaj duhet te qëndroje derisa të sqarohet nëse fletë-arresti i lëshuar nga Serbia është ende i vlefshëm, apo jo.

Prokurorja nuk ka mundur të thotë se sa kohë do të zgjasin këto procedura, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka thënë se ai nuk është arrestuar në Slloveni, por vetëm është mbajtur në aeroportin e Lubjanës për të sqaruar procedurat në lidhje me fletë-arrestin e lëshuar nga Serbia të vitit 2006. Serbia kundër Haradinajt ka ngritur 108 kallëzime penale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: