Pesë ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi thërret deputetët.
Bardhi ka njoftuar kolegët për mbledhjen e grupit parlamentar, nesër, ditën e hënë në sallën e grupit te Kryesia e Kuvendit. Mbledhja pritet të nisë rreth orës 13:00.

“Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Bardhit për deputetët e PD.

Kujtojmë se në mbledhjen e 6 qershorit që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të datës 7, kryesia e PD vendosi të mbajë zgjedhje më 29 korrik për kryetarin e ri të PD-së, duke dalë kundër platformës së propozuar nga grupi i deputetëve, të cilët kërkuan fillimisht riorganizimin duke nisur nga hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale, me zgjedhjet në seksione e degë dhe në fund zgjedhjen e kryetarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb