Kryetari i partisë gjermane CDU, Armin Laschet, i pranishëm në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike, deklaroi se korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij, Laschet i tha Bashës se kjo çështje pengon Shqipërinë në modernizimin e saj.

“I dashur Lulzim Basha! E pranova me kënaqësi ftesën për të mbajtur një fjale përshëndetëse. Jam shume i gëzuar për arritjet qe janë realizuar ndërkohë qe Shqipëria është ne rrugën e saj drejt BE-se. Por ka mbetur ende shume për te bere dhe kjo çështje duhet te preket ne te ardhmen me kurajo. Kritike mbetet tema e korrupsionit. Ajo mbetet ende e keqja kryesore dhe e pengon Shqipërinë ne modernizimin e saj. Zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëhet për integrimin në BE, por për ta bere vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm. Per sa i përket kritereve ekonomike mund te thuhet gjithashtu se Shqipëria ka nevoje për përmirësim të mëtejshëm. Gjithnjë e me shume te rinj braktisin vendin, per këtë duhet te behet diçka, ne vitin 2019 nga Shqipëria u larguan 360.000 qytetare nga vendlindja e tyre, kjo duhet te shërbejë si një sinjal paralajmërues qe përgjegjësit te bëjnë me shume për arsimin dhe shanset ne tregun e punës. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk janë ndeshur gjithnjë me klimën me te mire te zhvillimit për te krijuar vende pune.”, pohoi ai.

Sipas zyrtarit gjerman, zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë të lira dhe të ndershme.
“Nëse situata do te përmirësohet ne te ardhmen, atëherë do te krijohet përsëri një perspektive e mire për te ardhmen, qe mund te luftoje emigrimin e trurit. (Brain drain). Tema Juaj është perspektiva evropiane e Shqipërisë. Ju duhet të diskutoni edhe mbi zgjedhjet e ardhshme, te cilat duhet te jene te lira dhe te ndershme. Një demokraci është vendimtare qe edhe opozita te ndihet e përfaqësuar, qe ajo te ketë te njëjtat shanse dhe është një detyre e rëndësishme për Shqipërinë qe ne prill te mos ngrihen dyshime për ketë gjë.”, tha Laschet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb