Shtohen infektimet me COVID-19 në radhët e zyrtarëve. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi ka dalë pozitiv me COVID-19.

Mësohet se deri tani nuk ka paraqitur komplikime dhe është izoluar. Por i prekur nga koronavirusi ka dalë edhe shefi i komisariatit të Gjirokastrës, Besnik Lila. Deri tani gjendja shëndetësore e tyre paraqitet stabël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb