Lautaro Martinez prej kohësh është vendosur në majën e listës së dëshirave nga klubi i Barcelonës, objektivi i tyre kryesor në merkaton e verës. Këtë fakt nuk e ka mohuar askush në radhët e klubit blaugrana, nuk e mohoi as trajneri Quiqe Setien, por ndryshe nga mediat spanjolle, “Corriere dello Sport” ka një tjetër version. Sipas të përditshmes italiane, operacioni për të transferuar Lautaro Martinez në Barcelonë mund të shtyhet në 2021, kjo për një arsye të thjeshtë.

Neymar1903
Neymar1903

Objektivi kryesor për momentin nuk është Martinez por Neymar. Në kushtet kur coronavirus ka prekur jashtëzakonisht shumë klubet e futbollit është thuajse e pamundur që Barcelona ti tentoj të dy sëbashku gjatë merkatos së verës. Në kushtet kur duhet të zgjedh një ndërmjet tyre, me sa duket Barcelona ka vendosur të tentoj Neymar, një lojtarë që është përfolur gjithnjë për një rikthim që nga dita kur u largua nga “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb