Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, deklaroi se vula e PD-së i takon Partisë Demokratike zyrtare.

Kthupi theksoi se Kuvendi i Rithemelimit ka pafundësi shkeljesh, ndaj vula duhet që të jetë e Partisë Demokratike zyrtare.

“Jemi të bindur se do ta marrim vulën. Ne jemi pala parimore. Bashkëkryetarin e zgjedh partia, jo deputetët. Pavarësisht se pala tjetër thuhet se ka shumicën dhe hyn edhe në dialog me kryeministrin për shumë gjëra, nuk mund të zgjidhesh dot kryetar i grupit parlamentar, duke mos përfaqësuar parti.

Kuvendi i mbledhur nga Rithemelimi është i parregullt dhe për pasojë nuk ka pse të pretendojë të ketë vulën. Kuvendi i Rithemelimit ka pafundësi shkeljesh”, u shpreh Kthupi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: