Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, teksa ka folur për grabitjen me dhunë të biznesmenit Nazmi Çangu, një ditë më parë në Nikël të Fushë Krujës.

Gazetari Dervishi është shprehur se në Krujë ndodhet një fshat, të cilin ai e ka vizituar edhe vetë, ku 70% e banorëve janë arrestuar të paktën një herë për drogë, dhe ku shumica e ngjarjeve të rënda që ndodhin në Tiranë, autorët ikin drejt asaj zone.

Më tej, gazetari Dervishi dhe kolegia Dorjana Bezat kanë komentuar në studio edhe lëvizjet e kryepolicit të ri, Gledis Nano, duke thënë se nuk pati emra të rinj apo “burra që nuk i tremben krimit”.

Pjesë nga diskutimet:
Dervishi: Kam qenë vetë atje në një fshat në Krujë, ku 70% e fshatit ishin të paktën një herë të arrestuar për kultivim droge. Di që vërtet ka shumë, ndodhin gjëra në Tiranë, ikën në atë drejtim, bëhen vrasje në Tiranë, iket sërish në atë drejtim. Ka një kapje të strukturave të shtetit.

Bezat: Ardhja e Gledis Nanos solli shumë optimizëm, por nuk pati emra të rinj në lëvizjet e para të tij.

Dervishi: Gledis Nano sa erdhi, bëri rokadë në drejtoritë e policive. Mua përvoja më ka treguar se nga krimi nuk tremben ata që janë burra të vërtetë në jetë, që janë kryesisht nga veriu apo që kanë nja 50 nipa pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb