Pajtuesi i gjaqeve, Nikoll Shullani, u shoqërua sot nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, për t’u pyetur në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen makabre të Jan Prengës.

Pas marrjes në pyetje nga SPAK, Shullani ka thënë për media se ka qenë sëmurë dhe prokurori i ka gjetur makinë për ta sjellë në Tiranë, ndërsa lidhur me ngjarjen e rëndë, ai është shprehur se nuk ka dijeni.

“Unë me forcë nuk jam marrë, ai që e ka thënë këtë ka gënjyer dhe pastë faqen e zezë. Jam marrë vesh me hetuesin, dje në orën 10:00 më kërkoi të paraqitesha dhe shkova. Dëshmova për çështjen Prenga sa dika. Madje edhe makinën ma gjeti hetuesi se isha i sëmurë. M’u kërkua që të shpjegoj për familjet. Hetuesi më pyeti me cilin ke qenë, kur ke qenë, çfarë të kanë thënë, çfarë u ke thënë.

Asnjë gjë më tepër sesa kam thënë në media. Më ka bërë një pyetje, kur më tha; ku është kufoma? I thashë po ta di, të marr ty dhe shkojmë e gjejmë bashkë. I thashë nuk e di ku është kufoma. Ai më tha ty të besojnë njerëzit, a e di ku është kufoma? Në pyetje qëndrova një orë dhe dolëm bashkë me hetuesin dhe pimë kafe. Dëshminë e thash në drejtorinë e policisë së Tiranës. Më tha hetuesi e kreve me kaq”, tha ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb