Komplikohet rruga e Shqipërisë U21 për në Euro 2025. Kuqezinjtë e vegjël pësuan disfatë 1-3 në “Air Albania”, ndaj Zvicrës U21. Pjesa e parë u vendos nga një gol fantastik  i Surdez, me portierin Simoni që nuk mund të bënte asgjë. Ekipi i Alban Bushit e filloi me shumë dëshirë pjesën e dytë, madje pretendoi për penallti pas një rrëzimi të Pajazitit, por nuk mendoi kështu kryesori.

Helvetët siguruan 3 pikët me golin e Sanches, me këtë të fundit që gjeti rrjetën vetëm 3 minuta pas aktivizimit. Keller thelloi shifrat, çerek ore para fundit. Në fund, goli i Shpendit vlejti vetëm për statistikë. Shqipëria u21 renditet në vendin e katërt me 10 pikë. Zvicra kryeson grupin kualifikues me 14 pikë.

(VIDEO)

(VIDEO)

 

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: