Gjermania e Hansi Flick është shndërruar një makineri golash. Panzerat shpartalluan 6-0 Armeninë në sfidën e luajtur në Stuttgart.

Armenia është rivali direkt i Gjermanisë në grupin J, por mesa duket vetëm në letër pasi në fushë të besuarit e Flick nuk falën. Dy golat e shpejtë të Gnabry, Reus dhe Ëerner i dhanë avantazhin me 4 gola në pjesën e parë. Në të dytën Hoffman dhe Adeyemi u vendosën vulën.

Po ashtu Spanja ka bërë autokritikë ndaj Gjeorgjisë me një fitore 4-0. Pas humbjes në Suedi, iberikët ishin të dënuar për të fituar. Gaya, Soler, Torres dhe Sarabia i dhanë fitoren përballë një kundërshtarit që mban vendin e fundit në grup.

Ndërkaq Polonia është ‘kënaqur’ me gola ndaj San Marinos. 7-1 fituan polakët ndërsa Leëandoëski u mjaftua me dy gola në pjesën e parë.

Polonia mban vendin e dytë në grupin I me 10 pikë, 1 më shumë se Shqipëria e vendit të tretë ndërsa kryeson Anglia me 15 pikë të plota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb