Kualifikueset europiane për botërorin e Katar 2022 janë rikthyer me surpriza të mëdha. Ditën e sotme përveç Portugalisë, asnjë prej skuadrave kryesore në Europë nuk ka mundur të fitojë.

Përfaqësuesja e Cristiano Ronaldos fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Irlandës. 36-vjeçari madje humbi penallti në minutën e 15-të përballë portierit 19-vjeçar Bazunu, ndërsa miqtë shënuan golin e avantazhit në minutën e 45-të me Egan. Në minutat e fundit, Ronaldo bëri ‘çmendurinë’ duke shënuar dy gola që do i jepnin fitoren Portugalisë.

Franca nga ana tjetër ka kaluar një mbrëmje të vështirë në Paris. ‘Gjelat’ nuk ia dolën të shkojnë më shumë se një barazim ndaj Bosnje-Hercegovinës. Dzeko shënoi në minutën e 36-të, por Griezmann barazoi 4 minuta më vonë.

Holanda gjithashtu barazoi me Norvegjinë. Goli për nordikët u shënua nga Haaland kurse për tulipanët barazoi Klaassen. Rusia dhe Kroacia u ndanë në ‘paqe’ pa gola ndërsa Turqia hodhi një hap fals ndaj Malit të Zi pasi në minutën minutën e 97-të pësoi golin që çoi shifrat në 2-2.

Fitore kori Danimarka ndaj Kroacisë si dhe Izraeli, Austria, Letonia, Malta apo Luksemburgu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb