Kualifikueset e Kupës së Botës 2022 kanë dhuruar emocione në krye-ndeshjen e grupit C, Zvicër-Itali e cila përfundoi 0-0.

Në Bazel, Italia nuk ia doli të shkojë përtej një barazimi 0-0 me Zvicrën në kualifikueset për Kupën e Botës 2022 dhe ende do të duhet të djersisë për një biletë në Katar. Protagonist i madh i mbrëmjes portieri zviceran Sommer, i cili në 19 ’ i thotë jo Berardit, që mori një asist nga Locatelli dhe në 53’  Jorginho humb një 11-metërsh, që do të mund t’i kishte dhënë një rrjedhë tjetër lojës .

Azzurrët vendosën rekordin e ri botëror, të pamposhtur në 36 ndeshje, por ata mbetën 4 pikë para zviceranëve me dy ndeshje më pak të luajtura.

Ky është barazimi i dytë radhgazi i italinëve, pas atij me Bullgarinë 1-1. Kjo ia vështirëson rrugën e kualifikimit dhe do t’i duhen fitore në ndeshjet e ardhshme, në menyrë që të arrijë të shmangi play-off.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb