Anglia vijon rrugëtim perfekt në kualifikueset “Euro2024”. “Tre luanët” shkatërruan Maqedoninë e Veriut me rezultatin e thellë 7-0 duke udhëhequr Grupin C me pikë të plota, 4 ndeshje 12 pikë, 15 gola të shënuar, vetëm një i pësuar. Djemtë e Southgate ishin të papërmbajtshëm në “Old Trafford” ku spikati dyshja Harry Kane-Saka.

355137482 6641363925916397 1233107519577986319 N
355137482 6641363925916397 1233107519577986319 N

Kapiteni gjeti golin e parë në minutën e minutën e 29-të, ndërsa në të 38-tën ishte Saka që dërgoi shifrat në 2-0. Në fundin e pjesës së parë, Rashford realizoi golin e tretë për ishullorët. Me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi i Arsenal rrëmbeu skenën duke realizuar një dygolësh. Në minutën e 51-të rezultati shënonte 5-0. Ndeshja vijoi me një sens, ku pavarësisht rezultatit, Anglia nuk e uli për asnjë moment ritmin. Në të 64-tën, Phillips dërgoi shifrat në 6-0. Në fund, Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë sigloi shifrat përfundimtare në 7-0.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas xhiros së katër, në vendin e dytë në Grupin C renditet Ukraina me 6 pikë, por me tre ndeshje, e ndjekur nga Italia me 3 pikë në 2 ndeshje. Me 3 pikë në 4 ndeshje, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e katërt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb