KOSOVE- Banorët e zonave kufitare me Malin e Zi kanë paralajmëruar luftë, në rast se institucionet e Kosovës pranojnë ndryshimin në vijën teknike të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, që është prezantuar nga Republika e Malit të Zi. Sipas tyre, kjo cenon më shumë se 12 mijë hektarë tokë të Kosovës, që shtrihen kryesisht në Komunën e Pejës, Istogut dhe atë të Deçanit.

Siç raportoi dje agjencia kosovare “Koha Ditore”, në diskutimin “Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi: Sfidat, komunikimi dhe transparenca”, banorët kanë kërkuar ndërrim të anëtarëve të komisionit shtetëror të cilët, sipas organizatorëve, nuk i janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje.

Ndërkohë që një prej konkluzioneve ka qenë se nëse nuk zgjidhet me pajtueshmëri, atëherë çështja të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: