Pesë muaj pas vdekjes së tij, testamenti dhe vullneti i fundit i Matthew Perry-t është zbuluar.

Perry, i cili vdiq në tetor 2023 në moshën 54-vjeçare, krijoi testamentin e tij në vitin 2009. Aktori, i cili nuk e humbi humorin as kur mendonte për vdekjen, e quajti këtë trashëgimi Alvy Singer, frymëzuar nga një personazh i luajtur nga Woody Allen në filmin e famshëm të vitit 1977 Annie Hall.

Ekzekutuesit e testamentit janë Lisa Ferguson dhe ish-bashkëshortja e aktorit Mike Myers, Robin Ruzan, me të cilën Perry kishte punuar në televizion në vitin 2010.

Kujt ia la pasurinë Matthew Perry? Zbulohet vullneti i fundit i aktorit

Një pjesë e pasurisë së Perry-t do t’i shkojë babait të tij John, nënës së tij Suzanne Morrison dhe ish-partneres së tij Rachel Dunn, me të cilën ai ishte nga viti 2003 deri në vitin 2005. Gjysmë vëllezërit e motrat e Matthew nga martesa e nënës së tij dhe njerkut Keith Morrison – Caitlin Morrison, Emily Morrison, Madeline Morrison, William Morrison – u emëruan gjithashtu nën-përfitues. Gjysmë motra e tij Maria Perry-Bowick, të cilën babai i Matthew, John dhe njerka Debbie Boyle e mirëpritën në vitin 1986, u rendit gjithashtu.

“Të gjitha sendet e mia personale dhe shtëpiake, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, bizhuteritë, mobiljet dhe orenditë, veprat e artit dhe automjetet, së bashku me çdo sigurim për një pronë të tillë, do të kalojnë si pjesë e pasurisë sime të mbetur”, nënvizoi Perry sipas dokumenteve të sigurara nga Us Weekly.

Dokumenti gjithashtu thoshte se Ruzan nuk pranoi të vepronte si një nga ekzekutoret e Perry-t. Ferguson, e cila ishte menaxherja prej shumë kohësh e biznesit të Perry-t, pranoi përgjegjësinë. Seanca dëgjimore për testamentin e Perry-t është caktuar për të mërkurën, më 10 prill, në Los Angeles.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: