KUKES– Plot 10 kilogramë kanabis të ndara në 12 pako, dhe 20 kallëpe me lëndë plasëse janë gjetur të fshehura në një shpellë në Kukës. Lënda narkotike dhe lënda plasëse u gjetën gjatë një operacioni të policisë në fshatin Bele.

Sipas policisë së Kukësit, pesha totale e lëndës plasëse të sekuestruar është 2 kilogramë.

Në shpellë u gjetën edhe 16 fishekë.

Policia sekuestroi kanabisin, lëndën plasëse dhe fishekët, dhe tashmë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb