Mirel Josa dhe Kukësi ndryshojnë objektiv pas blofit të radhës, barazimi kundër Apolonisë praktikisht i nxjerr nga gara për objektiva të rëndësishëm, kjo duke iu referuar jo vetëm shifrave, vendi i tretë tashmë është dhjetë pikë larg, por duke parë edhe formën e tyre këtë periudhë, ku nuk shijojnë një fitore prej 5 ndeshjeve radhazi. Të gjithë këto faktorë detyrojnë Kukësin të ndryshojë qasje, Kupa kthehet edhe një herë në prioritet absolut, e vetmja mundësi për të shpëtuar sezonin, për ta mbyllur me trofe, por mbi të gjitha për të siguruar një vend në Europë.

Josa
Josa

As në këtë turne verilindorët nuk janë favoritë, të mërkurën përballen me Teutën në “Niko Dovana”, një ndeshje teke ku diskutohet një vend për në fazën gjysmëfinale. Ekipi i Edi Martinit përfaqëson një pengesë të madhe por ndryshe nga Kukësi, durrsakët kanë prioritet këtë sezon kampionatin. Në këtë fazë të Kupës janë në garë edhe ekipi si Laçi, Partizani e Vllaznia, që gjithashtu kërkojnë ti shkojnë deri në fund këtij tune, mbetet për tu parë se çfarë vlerësimi do ti bëjnë këto ekipe këtij kompetcioni pasi të gjitha janë në garë edhe në kampionat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb