Rinovim i rëndësishëm për Kukësin. Klubi verilindor do të vijojë bashkëpunimin me mesfushorin Matheus Alisson.  Lajmi u bë publik, nga klubi i Kategorisë së Parë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës për dy sezone të tjera me mesfushorin Matheus Alisson. 24-vjeçari brazilian ishte ndër protagonistët e afruar në janar në skuadër dhe me golat e asistet e tij, ka kontribuuar ne objektivin e arritur nga skuadra.
Alisson do te mbajë veshur fanellën e Kukësit deri ne vitin 2028, teksa na presin sfida të tjera, me objektiva të tjerë. Forca Kukesi”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: