Parashikimet ishin të gjitha për skuadrën e tij, por Shpëtim Duro nuk ishte i bindur. Në fund ishin pritshmëritë që u realizuan me Kukësin që kaloi me lehtësi transfertën e Vlorës për të ruajtur vendin e parë edhe pas javës së 20-të të Superligës. Kryesuesit mundën 4-1 Flamurtarin, që tashmë pret vetëm fundin e sezonit për të nisur atë pasardhës në Kategorinë e Parë. Sfida nisi në mënyrën më të mirë për Kukësin, që priti vetëm shtatë minuta për të kaluar në epërsi. Është Shkurtaj që pas shërbimit të Maliqit, ndali topin në rrjetë. Vetëm pesë minuta më pas miqtë duket se vrasin përpara kohe garën.

Gol i dytë Shkurtaj on Vidnews.

Ndërhyrja e Moçkës ndaj Gavazaj konsiderohet e gabuar nga arbitri që akordon një 11-metërsh. Goditjen e merr përsipër Shkurtaj që sërish nuk gabon duke dyfishuar po vetë shifrat. Përpiqet të reagojë Flamurtari, por futbollistët vendas nuk kanë forcë për t’u kthyer në ndeshje. Nga ana tjetër, Kukësi ul ndjeshëm rrezikshmërinë e tij dhe mjaftohet me dy gola në pjesën e parë.

Vrapi gol on Vidnews.

Pas pushimit, Flamurtari tregon se nuk është dorëzuar dhe kthehet në lojë me Vrapin në minutën 59-të. Por shpresat e vlonjatëve zgjasin shumë pak. Në të 69-tën, është Musolli që shënon golin e tretë dhe kthen sërish qetësinë te skuadra e Shpëtim Duros.

Musolli gol on Vidnews.

Kjo e fundit nuk i lejon vetes të rrezikojë sërish rezultatin dhe në minutën e 80-të jep goditjen e KO me atë që mban emrin e një prej sulmuesëve më të mirë të historisë së futbollit.

Cema gol on Vidnews.

Marko Van Basten Çema vulosi fitoren e Kukësit që ngjitet në kuotën e 38 pikëve për të mbajtur vendin e parë me vetëm një pikë më shumë se Tirana.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb