Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba i bëri thirrje Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan që të nisë menjëherë një hetim për vrasjen e një ushtaraku ukrainas të kapur nga rusët.

“Video e tmerrshme e një të burgosuri të paarmatosur ukrainas të ekzekutuar nga forcat ruse thjesht për të thënë “Lavdi Ukrainës”. Një provë tjetër kjo luftë është gjenocidale. Është e domosdoshme që Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan të nisë një hetim të menjëhershëm të ICC-së për këtë krim të tmerrshëm lufte. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kuleba në Twitter .

Komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, dërgoi një video të ekzekutimit të një ushtaraku ukrainas të kapur nga pushtuesit rusë në vendet partnere.

Të hënën, një video që tregon pushtuesit rusë që qëllojnë një ushtar ukrainas për të thënë “Lavdi Ukrainës” u shfaq në internet. Ende nuk dihet se ku dhe kur është regjistruar kjo video.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb