ITALI

Disa shqiptarë i kërkuan një italiani që t’u kthente menjëherë borxhin që iu kishte. Italiani u kishte borxh shqiptarëve, kryesisht para që ishin përdorur në kumar dhe për konsum droge.

Shqiptarët i dërgonin italianit kërcënime me vdekje, të cilat ishin dërguar në telefonin e tij gjatë orëve të ditës dhe të natës, thuajse pa ndalim. Duke qenë në këto kushte, italiani 50-vjeçar nuk kishte mënyrë tjetër, përveç se të drejtohej në polici, raportojnë mediat italiane.

  • foto galeri

Karabinierët e stacionit policor në Pineto dhe Silvi arrestuan 4 persona: AC, 37 vjeç, nga Silvi si dhe EN, 35 vjeç, ST, 22 vjeç dhe EB, 28 vjeç, të gjithë shqiptarë, por banorë të Alba Adriatica. Ata do të duhet të përgjigjet për veprat penale të zhvatjes së rëndë me dashje, si dhe për përdorim të një armë prerëse.

Nga hetimet e mëvonshme të kryera nga karabinierët, doli gjithashtu se E.N duhet të linte territorin kombëtar italian, pasi ndaj tij ekzitonte urdhër-dëbimi nga kuestura e Romës. Katër kriminelët e dyshuar u transferuan në burg në Teramo, në pritje të seancës për të vërtetuar arrestimin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb