TIRANE- Biznesmeni Nikollaq Neranxi është shoqëruar pasditen e sotme në Komisariatin numër 6 në kryeqytet. Mësohet se Neranxi shoqëruar me vullnetin e tij, pasi kundërshtoi efektivët e policisë.

Biznesmeni ka kundërshtuar gjobat e vendosura ndaj makinave të kompanisë.

Sipas policisë, makinat ishin parkuar në mënyrë të parregullt në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e panairit të biznesit të Neranxit, dhe policia ka kërkuar që të arrestojë biznesmenin, por është penguar nga rojet e tij, të cilët janë shoqëruar në polici.

Ndërsa Neranxi ka vijuar me aktivitetin e biznesit të tij, dhe është vetëdorëzuar më pas në Komisariatin numër 6 për të dhënë shpjegime lidhur me akuzat.

“Unë do shkojë në polici për t’u sqaruar, të nderuar pjesëmarrës, njoftoni ambasadat, Shqipëria dhe shqiptarët po arrestohen. Përjashta, përjashta policia, shikojini dokumentet nuk ka mundësi që të jenë polica, policia e shtetit është shumë e respektuar nga ne. Nxirrini përjashta…”, dëgjohet të thotë Neranxi në një video që tregon momentet e tensionit aty.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.04.2016, rreth orës 16:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, të planizuar me shërbim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës, kanë konstatuar disa mjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Shërbimi i Policisë ka filluar të vendosë masa administrative ndaj këtyre mjeteve, por është kundërshtuar, sharë dhe ofenduar gjatë kryerjes së detyrës, nga shtetasi N. N.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë marrë masa për shoqërimin e këtij shtetasi por janë penguar nga dy rojet e tij të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6

Po punohet për gjetjen dhe shoqërimin e N. N. dhe sqarimin e plotë të rrethanave.


Momentet qe policia do ta arrestoje Neranxin
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: