GRAMSH

Tre të rinj janë arrestuar në Gramsh pasi kundërshtuan policët. Një aktivitet festiv po zhvillohej në pedonalen e qytetit kur Zmain Menko, Nertil Zani dhe Kristi Dragoti kundërshtuan policët.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gramsh

Kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihen në pranga 3 shtetas.

Kapet dhe ndalohet dhe një 30 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasit Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të tre banues në Gramsh. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimin të detyrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb